Këngëtarja dhe ish-banorja e BBV, Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas lribashkimit të Donald Veshajt me Bora Zemanit, edhe pse nuk është konfirmuar ende nga dyshja shumë e përfolur në median rozë.
Ajo ka publikuar një foto të sajën në InstaStory, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe jep një mesazh krahas saj. “Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, janë fjalët e këngëtares.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Donaldi pranoi në emision se është dashuruar vetëm një herë në jetë, duke iu referuar historisë me Borën. Nuk dihet si është ndjerë Beatrix, pasi ka kuptuar se puthjet e Donaldit për të kanë qenë thjesht një gënjeshtër.