Fjoralba Caka, zëvendësministre e Drejtësisë, i ka bërë ftesë shoqërisë civile të bëhet pjesë e Forumit për Shoqërinë Civile kundër Korrupsionit që Ministria e Drejtësisë do të organizojë në kuadër të Javës së Integritetit, më 5 Shkurt 2020.
Zv.ministrja Caka zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku paraqiti arritjet dhe sfidat për dokumentin strategjik antikorrupsion. Gjatë takimit, Caka njoftoi shoqërinë civile për javën e Integritetit dhe në këtë kuadër ajo i bëri ftesë shoqërisë civile të bëhej pjesë e forumit kundër korrupsionit.
“Me shoqërinë civile në një takim të frytshëm për forcimin e urave të bashkëpunimit dhe ndërtimin përpjekjeve të rejave në luftën e përbashkët antikorrupsion. Në këtë aktivitet të veçantë, Ministria e Drejtësisë ndau arritjet dhe sfidat në zbatimin e dokumenteve strategjikë për luftën kundër korrupsionit dhe iu bëri ftesë organizatave të pranishme për t’u bërë pjesë e Javës së Integritetit”,- bën të ditur Caka.
“Nëse edhe ju jeni një organizatë që ka patur projekte/aktivitete në fushën e anti-korrupsionit, promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit dhe dëshironi të ndani eksperiencën tuaj, bëhuni pjesë e Forumit për Shoqërinë Civile kundër Korrupsionit që Ministria e Drejtësisë do të organizojë në kuadër të Javës së Integritetit, më 5 Shkurt 2020”,-ishte ftesa e bërë nga zv.ministrja Caka. /j.p/




