Aktorja Olta Gixhari duket se e ka të pamundur të pranojë mbështetjen e madhe që publiku ka ndaj këngëtarit Luiz Ejlli. Para pak kohësh, tofeun që u dërgua në shtëpi për Luizin, ajo e grabiti, e fshehu dhe e çoi tek dhoma e rrëfimit pa i thënë askujt asgjë.
Ndërsa, një mbrëmje teksa disa persona pranë shtëpisë së BBV-së po brohorisnin “O Luiz o kampion”, ajo nuk e pranonte këtë fakt, por sipas saj, ata po brohorisnin “O Luiz o legen”.
Por, duket se e njëjta situatë shtë ripërsëritur edhe gjatë ditës së sotme. Disa fansa të Luizit, pranë oborrit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri,
Fansat janë mbledhur sërish dhe kanë brohoritur sërish “O Luiz o kampion”, teksa Olta, Armaldo, Valbona dhe Nita ndodheshin aty, ndërsa Luizi dhe Kiara jo.
E teksa fansat brohorisnin jashtë, Armaldo dhe Olta kërkojnë të mos i japin vëmendje dhe tentojnë të vazhdojnë muhabetin. Më pas, ata i kërkojnë Vëllait të Madh që të vendosë muzikë, për t’u mos u dëgjuar brohoritjet




