Olta, Armaldo dhe Kristi dolën nga shtëpia e “Big Brother VIP” sepse këtë herë vendimi për të nominuarin do të jepet në studio. Teksa po përshëndeteshin me banorët, Olta u ndal te Luizi duke i thënë: Edhe po nuk u ktheva, ishte kënaqësi.
Komunikimi i të nominuarit nuk do të dëgjohet nga banorët brenda shtëpisë. Pas kthimit Luizi i tha do dal me ty unë në nomimin edhe do ta shikosh a do futesh duke fërshëllyer ti.
Proçesi i eliminimit sot ishte ndryshe nga çdo herë tjetër. Sot të nominuarit, Olta, Armaldo dhe Kristi shkuan në skenën e madhe të Big Brother, përballë publikut për të mësuar se kush do të linte shtëpinë.
Kristi ishte banori që u largua nga loja. Por bileta e tij vajtje-ardhje i mundësoi rikthmin në shtëpi. Ky është cilësuar si nominimi më i vështirë i 75 ditëve.




