Endrik Beba është i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”, pas televotimit që u hap të martën ku ishte në garë për të qëndruar bashkë me Françeskën dhe Eglën.
Publiku vendosi që këngëtari, i cili hyri para rreth 2 javësh të linte shtëpinë pavarësisht faktit se u bë shpesh kryefjalë e diskutimeve, veçanërisht prej lidhjes së hershme që kishte pasur me një prej banoreve aktuale, Sara Gjordeni.




