Friday, August 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Edi Rama prezanton 7 PRIORITETET e qeverisë: Nga lufta kundër krimit, te universitetet, legalizimet e vija bregdetare

admins by admins
November 25, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Edi Rama prezanton 7 PRIORITETET e qeverisë: Nga lufta kundër krimit, te universitetet, legalizimet e vija bregdetare
0
SHARES
7
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Edi Rama te ArTurbina

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 prioritetet e qeverisë deri në mbyllje të mandatit, për të cilat shprehu besimin se do t’i realizojë.

Ndër prioritete kryesore sipas tij janë përshkallëzimi i luftës ndaj krimit të organizuar, mbyllja e spoteleve për aplikime nga qytetarët, energjia dhe infrastruktura, regjimi në vijën detare, mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë e tokat bujqësore, transformimi i strukturës së universitetit dhe Shengeni Ballkanik.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne do vazhdojmë të punojmë njësoj siç do vazhdonim nëse do ta kishim marrë atë dreq përgjigje. Ne do të vazhdojmë te 7 prioritet tek të cilat publiku duhet të shohë produktin final të votës së qershorit 2017. Dhe këto 7 prioritete janë sipas meje e para një përshkallëzim i luftës ndaj krimit të organizuar. Është i domosdoshëm për organizmin e vendit tonë, për ecurinë dhe imazhin tonë kombëtar dhe të gjitha këto bashkë janë të lidhura me mirëqenien, ekonominë.

E dyta është duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbëjnë qytetarët dhe shërbimet të bëhen online, së paku aplikimet.

Prioriteti i tretë është energjia dhe infrastruktura. Kemi tani një paketë të tërë ndryshimesh dhe investimesh që do fillojë të lançohet qysh javën e ardhshme, me ndryshime të mëdha.

Prioriteti i katërt është regjimi i ri në vijën bregdetare. E kemi parë në këto vite që vija bregdetare është marrë dhe ka mbetur në dorën e të fortëve. Flasim të fortë për prokurorë. Sikur ta dini sa prokurorë zotërojnë vijën bregdetare vini duart në kokë.

Prioriteti tjetër është mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë jo për bizneset dhe legalizmi përfundimtar i tokës bujqësore. Unë personalisht kam 6 vite që bëj disa mbledhje dhe pas çdo mbledhje dal më i paqartë se mbledhja paraardhëse. Çfarë t’i them unë asaj zonjës në Unazën e Re që thoshte qeveria e poshtër më dha 130 mln lekë po sa donte zonja, sa donte, 130 mln lekë se i takonte.

Tjetra që lidhet me domosdoshmërinë tonë është transformimi i strukturës së universitetit. Kampusi universitar duhet të jetë kantjer, Academia e Sigurisë dhe Akademia e Arteve duhet të jetë kantjer. Duhet të jetë si stadjumi, siç sot kemi stadiumin më të bukur në rajon duhet të kemi dhe kampusin më të bukur në rajon.

Dhe prioriteti i fundit është Shengeni Rajonal. Shengeni Rajonal e para është një vision, një këmbëngulje nga ana jonë, nga ana ime, ka qenë i penguar deri para pak ditësh nga presidenti i Serbisë për të cilin kemi bërë një sërë debatesh. Nuk bëhet një marrëvëshje rajonale mbi tregtinë nëse nuk bëhet një marrëveshje rajonale mbi lëvizjen e lirë të njerëzve. Aa do të thotë që do hapet kufiri sepse marrëveshje e lirë e njerëzve do të thotë që kufiri që sa herë është thënë do hapet, do hapet. Kjo e forcon Kosovën nuk e dobëson sepse politika e vetërrethimit është politikë vetëvrasëse për Kosovën.

Previous Post

10 gjëra që duhet t’i dini për teknologjinë

Next Post

Merr formë struktura që do të hetojë politikanët dhe qeveritarët, KLP-ja emëron 8 anëtarët e SPAK-ut

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Merr formë struktura që do të hetojë politikanët dhe qeveritarët, KLP-ja emëron 8 anëtarët e SPAK-ut

Merr formë struktura që do të hetojë politikanët dhe qeveritarët, KLP-ja emëron 8 anëtarët e SPAK-ut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In