Tuesday, May 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Edi Rama i çon deri në fund amanetin Artan Lames, kryeministri jehonë muzeut: Koleksion unikal, stacion kyç i historisë sonë

admins by admins
September 19, 2025
in Aktualitet
A A
0
Edi Rama i çon deri në fund amanetin Artan Lames, kryeministri jehonë muzeut: Koleksion unikal, stacion kyç i historisë sonë
0
SHARES
58
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ikja e beftë, parakohe e Artan Lames nga kjo botë, ka lënë pas jo vetëm dhimbje, por edhe një amanet i cili dita ditës po merr formë konkrete, krijimi i Muzeut të Gardës dhe përfshirja e koleksionit unik të tij në rrjetin e institucioneve kulturore të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama ka treguar së fundmi se amaneti i Lames po çohet në fund.  I pranishëm në prezantimin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulturore, e cila do të ndërtohet në një godinë historike në qendër të kryeqytetit, kryeministri theksoi rëndësinë e shtimit të hapësirave kulturore dhe historike në vend, duke e cilësuar këtë proces si një pasurim të vazhdueshëm të “gjerdanit” të muzeve.

Teksa numëroi një për një të gjitha këto pasuri që do t’i shtohen vendit tonë, kryeministri nuk la pa përmendur as Muzeun që do të mbajë koleksionin unik të së ndjerit Artan Lame.

 “Ky muze i bashkohet një gjerdani po shkon duke u zgjatur dhe pasuruar, Teatrin e ri Kombëtar, me Galerinë, me Muzeun, me Muzeun Besa i cili është fare ngjitur dhe do t’i bëjë jehonë historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët. Ku pavarësisht përkatësive fetare, shqiptarët morën në mbrojtje një popull tjetër me një besim tjetër.

Më tutje akoma besoj që edhe lidhja e gjithë kësaj pjese me pjesën tjetër ku kemi piramidën e më pas muzeun tjetër është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të ndjerit Artan Lame. Na japin mundësi që ta shohim të nesërmen e Tiranës të pasur me stacione arti, me stacione kulture, historie të cilat do të shkojmë duke u shtuar. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast është se ky është një stacion kyç i historisë tonë, si komb, i historisë të qytetit tonë, të kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Rama.

Zemra e Artan Lames ndaloi së pushuari në moshën 58-vjeçare. Ai mbylli sytë përgjithmonë në shtratin e një spitali në Mynih të Gjermanisë, ku dhe i  ishte nënshtruar një ndërhyrje në zemër.

Lame për të gjithë që e njihnin ishte një dorë e zgjatur që ngulte gurët e themelit për një muze, por njëkohësisht edhe një zë që fliste nëpër epokat me gjuhën e kujtesës, me alfabetin e trashëgimisë, me pathosin e një dashurie të zjarmt për Shqipërinë.

Muzeu që ai ëndërroi nuk është një strukturë e ftohtë, një raft me objekte të pluhurosura nga harresa, por një frymë që pulson nëpër çdo eksponat; një ngulm i mendimit që kërkon të rizbulojë thelbin e identitetit; një vendkujtim ku Shqipëria do të mësojë të njihet me veten, përmes syve të një njeriu që e deshi me kthjelltësinë e historianit dhe zjarrin e një dashurie që s’u shter kurrë.

Amaneti i tij nuk është një thirrje e mbyllur me rënkimin e fundit, por një ftesë që vjen nga lartësitë e një ideali që nuk kërkoi asnjëherë duartrokitje, por vetëdije. Dhe kjo vetëdije nuk duhet të mbetet një përkulje e një çasti përpara kujtimit, por një zgjim i përhershëm përpara përkushtimit. Artani nuk ndërtoi thjesht një koleksion; ai ngriti një katedrale të kujtesës kombëtare, një univers ku historia fliste në mënyrë të rrëqethshme me gjithë materialitetin e saj modest, por me një madhështi që e jep vetëm sakrifica e heshtur.

E në këtë muze, që po ndërtohet, nuk do të qëndrojë vetëm trashëgimia e grumbulluar, por edhe një ide që fton të rinjtë të ndërmarrin marshimin e stafetës, të bëhen bijtë e përkushtimit dhe bijat e trashëgimisë. Sepse amaneti i Artanit nuk është pronë e një grupi miqsh, por një borxh shpirtëror i një kombi që i detyrohet atij kujtesën, dinjitetin dhe një të ardhme që buron nga rrënjët e tij më të thella.

Përpjekjet e tij për krijimin e Muzeut të Gardës janë një tjetër kapitull që dëshmon për vizionin e një njeriu që nuk e pa historinë si një varg faktesh të shkuara, por si një organizëm të gjallë që duhet të mësojë të qëndrojë mbi këmbët e veta. Muzeu, për të, nuk ishte vend i heshtjes, por altar i ndërgjegjes. Një frymë që do të vazhdojë të jetojë në çdo gur të ruajtur, në çdo dokument të rikthyer në dritë, në çdo brez që do të dijë të thotë: “Këtu filloi kujtesa ime”.

Dhe në këtë rrugëtim që ai s’mundi ta çonte vetë, por që na la si busull, si ftesë, si amanet, flamuri që i mbuloi trupin do të vazhdojë të valëvitet, jo në erën e ceremonisë, por në epopenë e përmbushjes së një borxhi që nis nga ndershmëria, kalon nga dashuria dhe mbaron në përjetësim.

Sepse, në fund, historia nuk është ajo që ruhet në libra, por ajo që digjet në zemrat e atyre që nuk rreshtin së përjetuari misionin e të kujtuarit. Dhe Artan Lame ishte një shkrim i gjallë i kësaj historie. Amaneti i tij është një thirrje për të gjithë ne, që asgjë nga kjo trashëgimi të mos harrohet, të mos humbasë, të mos ftohet. Sepse në të fshihet pasqyra më e sinqertë e vetëdijes sonë si komb.

Tags: EdiLAmeRama
Previous Post

Dasma Genar Topalli/ Ilir Vrenozi: Jozefina Topalli i dha mandatin e pestë Edi Ramës. Të isha në vendin e saj do…

Next Post

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In