Shpërthimi në Bjerut i pak ditëve më parë ka bërë që të shkojë në 135 numri i personave që humbën jetën dhe të paktën 5,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shumë njerëz nuk kanë arritur ti mbijetojnë plagëve të marra dhe shumë të tjerë vazhdojnë të jenë nën rrënoja. Teksa mediet kanë raportuar situatën, transmetojnë videon e një vajze të vogël e cila është gjetur e gjallë nën rrënoja pas 24 orësh.
Skuadrat e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar nga shpërthimi katastrofik i të martës, gjetën vajzën e vogël. Në videon e publikuar ekipi shihet teksa përpiqet që të largojë mbetjet nga trupi i vajzës, e cila siç raportohet ishte zënë nga një ndërtesë e shembur.
Sipas medieve lokale, videoja është filmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa e mitura ndodhej nën rrënoja prej 24 orësh.




