Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me vr.asjen e 29-vjeçarit gjatë mesnatës në një market në Tiranë. Policia njofton se është identifikuar autori i vr.asjes i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër.
Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një ko.nflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.
Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë na.rkotike e dyshuar ko.kainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pi.stolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.
Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.




