Friday, May 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

E cuditshme/ vodhi delen, bariu në Ndroq merr peng hajdutin dhe e dhunon fizikisht

admins by admins
June 29, 2020
in Aktualitet
A A
4
E cuditshme/ vodhi delen, bariu në Ndroq merr peng hajdutin dhe e dhunon fizikisht
2
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fshatin Mënik pranë Ndoqit, ku një person që ka tentuar të vjedhë një dele është marrë peng dhe dhunuar nga bariu i tufës.

Aleksandër Dumi është parë nga Përparim Nika të tërhiqte një dele në rrugë dhe Nika ka dyshuar se është nga kopeja e tij.

Sipas raportimit në gazetën “Shqiptarja”, Përparim Nika e pyeti se ku e kishte marrë këtë dele, por nga ana e Aleksandër Dumit, ka ardhur përgjigja se e kishte gjetur në rrugë. Nika, ka kuptuar se delja ishte e tufës së tij dhe se në atë zonë, vetëm delet e tij qëndrojnë për kullotje.

Përparim Nika, ka filluar ta godasë Dumin duke e tërhequr me forcë dhe futur pa dëshirën e tij në makinë. Dumi fillimisht është çuar në ambientet e një thertoreje, ku është rrahur keqas dhe më pas është zbritur në një përrua ku dhe aty është mbajtur peng dhe është dhunuar nga Përparim Nika dhe Ermal Ceka.  Pasi e kanë rrahur, ka qenë vetë Përparim Nika, i cili ka njoftuar policinë se kishte kapur një person që i kishte vjedhur një dele, duke ja dorëzuar policisë.

Nga dhuna fizike, Aleksandër Dumi ka pasur dëmtime të rënda fizike dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. Dumi ka thënë në polici se është mbajtur peng për 4 orë nga Përparim Nika dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i njeh.

Dumi ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe ka vjedhur një dele në fshatin Mënik, Ndroq. Pas konstatimit të plagëve, në polici është shoqëruar Përparim Nika dhe Ermal Ceka, ku ky i fundit ka deklaruar se: “….e kam goditur me dy shpulla autorin e vjedhjes së deles, por jo në atë mase që ankohet Aleksandër Dumi…”.

Nisur nga këto rrethana policia ka arrestuar Përparim Nika, për veprën penale të “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në kushtet e vuajtjeve të rënda fizike. Prokurori i çështjes Julian Zonja kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Përparim Nika pasi akuzohet për dy vepra penale të rënda. Por nga ana tjetër gjykata e Tiranës, ka vendosur të nxjerrë të paligjshëm momentin e arrestimit të Nika nga policia dhe të caktojë ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Lirimi nga burgu i Përparim Nika, ka bërë që prokuroria e Tiranës të apelojë vendimin e shkallës së parë në Apel, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për të.

Previous Post

Yuri Kim jep mesazhin e fortë dhe tregon 3 shqetësimet e saj.

Next Post

16-vjeçari nga Kukësi mbytet në liqen, shkoi për t’u larë

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
16-vjeçari nga Kukësi mbytet në liqen, shkoi për t’u larë

16-vjeçari nga Kukësi mbytet në liqen, shkoi për t’u larë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In