Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, për shkak të Covid 19.
Ky i fundit pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti që të mbijetonte.
Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik.
Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga Covid 19, një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.
Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë.
Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.




