Dy fëmijë të vegjël të evakuuar nga Afganistani në Shqipëri kanë shprehur falenderimin e tyre nëpërmjet një krijimtarie të veçantë. Të miturit kanë vizatuar përkrahë njëri-tjetrit flamurët e Afganistanit, Shqipërisë dhe atë amerikan në formë falenderimi për mirëpritjen e tyre.
Me dëshirën e fëmijëve piktura ka mbërritur në duart e kryeministrit Edi Rama. Pamjet janë publikuar ditën e sotme nga organizata humanitare ‘Spirit of America’.