Tuesday, June 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

DW/ Ambasadorët e BE dakord për negociata me Shkupin dhe Tiranën

admins by admins
March 23, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
DW/ Ambasadorët e BE dakord për negociata me Shkupin dhe Tiranën
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Të martën (24.03) përmes një video-konference ministrat e Europës të BE-së pritet të dakordësohen për t’i dhënë dritën e gjelbër hapjes së bisedimeve të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas muajsh të shtyrjeve shtetet e BE-së parimsht janë dakord për hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ambasadorët e BE-së të hënën (23.03) ranë dakord për pranimin e bisedimeve me këto dy shtete të Ballkanit Perëndimor, sikurse mësohet nga diplomatët. Ky vendim megjithatë duhet të konfirmohet përmes një procedure me shkrim në të gjitha kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së.

Komisioni i BE-së e ka shprehur qysh më 2018 rekomandimin për këto dy vende. Një vendim i shteteve anëtare në tetor u shty për të tretën herë nën presionin e presidentit të Francës Emmanuel Macron. Pas ndryshimeve në procedurën e antarësimit nga Komisioni i BE-së dhe reformave të mëtejshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Parisi pranoi.

Fillimi i bisedimeve të antarësimit është vetëm hapja e një procesi shumëvjeçar. Vetëm nëse vendet përkatëse i zbatojnë hap pas hapi kushtet dhe reformat, në fund ato mund të antarësohen në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për gazetën „Tagesspiegel” ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth, thekson, se të martën (24.03) përmes një video-konference ministrat e BE-së për Europën „duhet të japin më në fund dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të antarësimit me Tiranën dhe Shkupin. I jam mirënjohës Komisionit të BE-së, që i ka bërë një ripunim të arsyeshëm procedurës së zgjerimit. Këtej e tutje vendet anëtare të BE-së do të përfshihen më fort në mbikqyrjen qendrore të përmbushjes së kritereve të antarësimit si shteti ligjor dhe liria e mendimit. Kjo është një urë edhe për ato shtete të BE-së, që ishin skeptik për zgjerimin”, thotë Roth. Ai nënvizon më tej për „Tagesspiegel”, se hapja e negociatave të antarësimit nuk nënkupton pranimin e menjëhershëm të këtyre shteteve. Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë. „Por ne duhet ta përshkojmë këtë rrugë. Kjo nuk është vetëm në interesin e shteteve të Ballkanit, por edhe në interesin tonë vetiak strategjik. Bëhet fjalë për paqen, pajtimin dhe stabilitetin në të gjithë Europën”, thekson Roth.

Në sfondin e krizës aktuale Roth nënvizon gjithashtu, që „BE-ja duhet të angazhohet më shpejt dhe më energjikisht. Ne duhet t’i lemë me një anë më në fund egoizmat kombëtare. Qytetaret dhe qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet duhet ta ndjejnë, që ne nuk i lemë ata vetëm”, thotë ministri gjermani shtetit për Europën

Previous Post

Stadiumet e futbollit duke u kthyer në qendra spitalore

Next Post

Horoskopi 24 mars 2020

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Horoskopi 25 shtator 2019

Horoskopi 24 mars 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In