Moderatorja e njohur Dojna Mema feston sot ditëlindjen e 29-të. Ka qenë vetë Mema e cila ka publikuar disa foto në ‘Insta Story’ të motrës së saj, Mikaelës, e cila e uron në këtë ditë të veçantë.
Po ashtu, Dojna ka postuar edhe një foto të fëmijërisë teksa thotë se mbush 29-vjeç.
Karriera e Dojnës nisi në vitin 2012 kur u bë pjesë e stafit të Top Albania Radio, në emisione si “Live From Tirana”, “Disco Lancio”, “Versus”. Në televizion debutoi në vitin 2013, kur prezanton emisionin e saj të parë muzikor në “My Music” – Digitalb dhe kulmon dy vite më pas me moderimin e “Top Fest 12” krah Ledion Liços.
Më pas ajo prezantoi emisionin që erdhi si risi e programacionit të Top Channel “Pop Culture” dhe “The Voice of Albania”.
Dojna ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë për piano, ndërsa studimet e larta zgjodhi t’i vazhdojë në një fushë tjetër, në të cilën është diplomuar: Marrëdhënie me publikun.
Sakaq, këtë të dielë Dojna Mema do të rikthehej sërish në ekranin e Top Channel me një format të ri, dedikuar kërcimit. Balerini Graciano Tagani është autor i formatit dhe rubrika është pjesë e “E diell”.




