Thursday, May 21, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Djali i Sami Frashërit themeloi klubin e futbollit “Galatasaray”, fanellat kishin ngjyrat kuq e zi

admins by admins
July 29, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Djali i Sami Frashërit themeloi klubin e futbollit “Galatasaray”, fanellat kishin ngjyrat kuq e zi
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ali Sami Yen, shqiptari që ia kushtoi jetën Galatasaray-it dhe futbollit turk.

I biri i Shemseddin Sami Frashërit, njërit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj turke, Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), përkujtohet në 69-vjetorin e vdekjes, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ali Sami Yen i cili është themeluesi i klubit gjigant futbollistik nga Stambolli, Galatasaray, ia ka kushtuar gjithashtu jetën futbollit turk.

Biri i dytë i Shemseddin Samiut, Ali Sami Yen është lindur më 20 maj të vitit 1886 në Stamboll.

Ai shkollim e tij të parë e ka marrë nga babai i tij ndërsa më pas është dërguar në liceun e Galatasaray-it. Yen, gjatë arsimit ka ndjekur nga afër zhvillimet politike, letrare dhe sportive të periudhës. Me një grup shokësh të klasës vendosën të krijojnë një klub futbolli. Ali Sami Yen dhe shokët e tij në tetor të vitit 1905 krijuan klubin Galatasaray në një klasë të letërsisë. Ai u bë themeluesi numër një i klubit dhe kryetari i parë.

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i themeluesit të Galatasaray-it, Ali Sami Yen.

Ai ka qenë edhe mesfushori i klubit, një futbollist i dalluar në mesin e të tjerëve ndërsa kah fundi i vitit 1907 në një ndeshje kundër klubit nga rrethi Kadıköy i Stambollit të cilin e fituan me rezultatin 3-0 i ishte thyer këmba. Pas kësaj ai nuk arriti të luaj si më parë dhe i dha fund karrierës në futboll.

– 14 vite kryetar i klubit

Ali Sami Yen, plotë 14 vite ishte kryetari i klubit Galatasaray.

Ai nga viti 1905 kur u themelua klubi e deri në vitin 1918, 13 vite pa ndërprerë ishte kryetari i klubit ndërsa më vonë në 1925 përsëri u bë kryetar i klubit për një vit.

Ali Sami Yen me sukses e menaxhoi Galatasaray-in në një periudhë të vështirë për Perandorinë Osmane dhe në periudhën kur ndodhte Lufta e Parë Botërore.

Ai gjithashtu bëri punë të rëndësishme për zhvillimin e fushave të ndryshme të sportit në Turqi.

– Trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë

Ali Sami Yen, gjithashtu është edhe trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë.

Pasi Turqia u anëtarësua në FIFA, ndeshjen e parë e luajtën më 26 tetor 1923 në stadiumin “Taksim” Stamboll kundër Rumanisë.

Turqia nën drejtimin e Ali Sami Yen barazoi 2-2 me Rumaninë.

Ai gjithashtu ka qenë kryetari i parë i organizatës së parë sportive në Turqi të themeluar në vitin 1922 si dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik të Turqisë.

Ali Sami Yen u bë themeluesi i muzeut të parë sportiv si dhe shkrimtari i librit të parë të futbollit në Turqi.

Ndërroi jetën në moshën 65-vjeçare, më 29 korrik 1951.

Një kuriozitet sa i përket fanellave të SK Galatasaray:

Në fillimet e saja, atëherë kur edhe e themeloi, fanellat e SK Galatasarayit kishin ngjyrat kuq e zi, si dhe në anën e majtë emblemën me shqiponjën dy krerëshe, që simbolizonte edhe vet origjinën e Ali Sami Frashërit. Por me kalimin e kohës nga vetë shteti otoman, u detyruan dhe u obliguan që të hiqeshin fanellat me ngjyrën kuq e zi dhe ta hiqnin shqiponjën si emblemë të klubit, e t`i zëvendësonin me ngjyra verdh e kuq, që edhe sot e kësaj dite i bart SK Galatasaray.

Një kohë ka qenë edhe kryetar i shoqatës së arbitrave të Turqisë. Pas vdekjes së Ali Sami Frashërit drejtuesit e klubit Galasaray vendosën që stadiumit t`ia lënë emrin e legjendës së futbollit dhe sportit turk, emrin e shqiptarit tonë të madh “Ali Sami Yen”. Emrin e tij, Ali Sami Yen, mbanë edhe një rrugë në Stamboll. Kurse fjala Yen në biografinë e tij ishte pseudonimi, sepse ashtu e quanin dhe e njihnin dashamirët e futbollit turk, Ali Sami Yen./ KultPlus.com

Previous Post

Pas tre javësh në spital/ Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi

Next Post

Kosovë/ Nuk do t’u kërkohet testi i covid shqiptareve qe kalojne ne kufi

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Kosovë/ Nuk do t’u kërkohet testi i covid shqiptareve qe kalojne ne kufi

Kosovë/ Nuk do t’u kërkohet testi i covid shqiptareve qe kalojne ne kufi

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In