Duke pasur parasysh pandeminë e coronavirusit, mjekët e shumë vendeve të botës gjithnjë e më shumë pajtohen për atë që në fillim të sezonit të gripit të vaksinohen edhe fëmijët.
Infektologu gjerman Bernd Salzberber, mjek në Spitalin Universitar në Regenesburg, thotë që mbrojtja e gjysheve dhe gjyshave është një ndër arsyet për shkak të të cilave vaksinimi i fëmijëve është ide e mirë, sepse kombinimi i gripit dhe i COVID-it do të mund të jetë fatal për personat e moshës së tretë.
Shumica e mjekëve pajtohen me këtë, ndërkaq Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Preventivës së Sëmundjeve (CDC) thotë që “vaksinimi kundër gripit në sezonin 2020 – 2021 është më i rëndësishëm deri tani”.
Megjithatë, shumica e prindërve hezitojnë, transmeton Telegrafi. Njëra ndër arsyet është fakti që fëmijët e moshës shkollore relativisht mirë e përballojnë gripin, thekson Salzberger.
Mirëpo nëse fëmija “e merr” virusin në kopsht apo në shkollë, mund ta bartë te anëtarët e moshuar të familjes të cilët gripin shumë më vështirë e përballojnë. Dhe nuk duhet harruar që coronavirusi ende është kërcënim i madh, thotë infektologu gjerman.