Friday, March 5, 2021
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Dëshmia e shoferit: Kokëdhima, djali e kamerierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë

by Redaksia Online
August 25, 2019
in Aktualitet, Kronikë
0 0
A A
0
Dëshmia e shoferit: Kokëdhima, djali e kamerierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë
0
SHARES
20
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Pas ngjarjes së rëndë të pak ditëve më parë të ndodhur në restorantin Panorama të Mihal Kokëdhimës. Më poshtë mund të lexoni dëshminë e shoferit që shoqëronte turistët spanjoll.

Dëshmia e shoferit: Kokëdhima, djali e kamerierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë
Nga përmbajtja e materialit hetimor rezulton se më datë 15 gusht 2019 është marrë njoftim nga salla operative, se në Bar-Restorant “Panorma” në “Porto Palermo” ka pasur një konflikt fizik ndërmjet disa turistëve spanjollë dhe pronarit të lokalit, Mihal Kokëdhima. Është shkuar në vendngjarje, ku është konstatuar se Mihal Kokëdhima, pas përplasjes fizike me guidën e turistëve spanjoll që kanë qenë në mjet, ishte shoqëruar në Spitalin Sarandës, ku po merrte mjekim. Në kuadër të zbardhjes se rrethanave të kësaj ngjarje, policia dhe prokuroria e Vlorës kanë administruar kallëzimin e shoferit të furgonit ku udhëtonin turistët spanjollë.

Erjon Dike, para oficerëve dhe prokurorit të Vlorës ka deklaruar se:

“…Ditën e ngjarjes jam caktuar nga kompania ku punoj të transportoja një familje spanjolle, ku unë isha pjesë e këtij shërbimi si shofer ndërsa së bashku me ne ishte dhe një djalë tjetër, që bënte guidën, bisedonte në anglisht me familjen spanjolle. …shkojmë të gjithë për drekë në një restorant peshku të quajtur Panorma… Ulemi për të porositur… Pronari i lokalit na ftoi për të zgjedhur peshkun dhe shkoi guida me kryefamiljarin spanjoll…Pasi erdhën nga kuzhina, zgjodhën peshkun dhe u ulën në tavolinë. Në atë kohë vjen kamarieri për të marrë porosinë tjetër dhe duke porositur i thamë atij se kishim porositur 7 peshq dhe ai na sugjeroi se janë shumë dhe mirë do ishte të merrnit një për dy veta …Ne ramë dakord. Në atë moment, kamarieri shkoi dhe i tha pronarit të lokalit që nga shtatë peshq do t’u çojmë pesë. Në atë moment pronari vjen duke bërtitur dhe duke goditur tavolinën me grusht dhe thotë se unë ju kam vënë peshkun në zgarë…Familja spanjolle u tmerrua nga sjellja e pronarit, kërkoi që të iknim… Duke ngjitur shkallët për në parkim, vjen pronari me vrap dhe kap prej fyti djalin e guidës, dhe e goditi me grusht në fytyrë. Në atë moment futet djali i kryefamiljarit spanjoll për t’i ndarë nga sherri, por pronari goditi dhe djalin spanjoll. Në atë moment, futet edhe kryefamiljari duke u goditur me grusht në fytyrë nga pronari. Unë kapa prej mesi pronarin për të neutralizuar veprimet goditëse, si dhe duke u thënë njerëzve të futeshin në fugon. Në atë moment, pronari u thoshte kamarierëve të merrnin thikat në kuzhinë dhe të vinin tek ne që po konfliktoheshim. Pasi u futën njerëzit në furgon, unë lashë pronarin dhe hyra direkt në fugon, ku brenda kisha gjithë grupin e turistëve. Në atë moment u afruan të gjithë kamarierët bashkë me djalin e pronarit me thika nëpër duar duke na goditur makinën nga jashtë…. Pronari u shtri para makinës… u çua dhe hipi në kofano duke goditur xhamin me mjete të forta dhe duke na kërcënuar me jetë. Unë i flisja që të largohej nga mjeti, por ai nuk largohej dhe qëndronte gjatë ecjes së makinës mbi kofano…Ne nuk ndalonim dot pasi na ndiqte djali i pronarit me makinën e tij nga pas dhe kishim frikë për jetën sepse ata ishin të gjithë me thika…Pas një distance rreth 2-3 km ne ndaluam që pronari të zbriste nga kofano e mjetit. Pasi ne ndaluam, ai zbriti nga mjeti dhe ne vazhduam rrugën për në Sarandë…”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë kallëzim dhe deklarim i djaloshit që bënte guidën Olgent Saraçi, i cili po ashtu në kallëzimin e tij ka deklaruar të njëjtat fakte thelbësore sikurse shoferi Erjon Dike, duke theksuar shprehjet e pahijshme dhe kërcënuese sipas tij të thëna prej pronarit të lokalit Mihal Kokëdhima.

Previous Post

Balluku dhe Qato inspektojnë punimet në Unazën e Madhe

Next Post

A është kafeja e shëndetshme?

Redaksia Online

Related Posts

Çomo-Bozo apo Berisha-Meta?
Aktualitet

Çomo-Bozo apo Berisha-Meta?

March 5, 2021
Termet i forte godet Iranin,ja ku e kishte epiqendren.
Aktualitet

Greqia tronditet sërish nga tërmetet

March 3, 2021
Behgjet Pacolli bëhet me hapësirë personale në Aeroportin e Prishtinës, për aeroplanin e tij privat
Aktualitet

Behgjet Pacolli bëhet me hapësirë personale në Aeroportin e Prishtinës, për aeroplanin e tij privat

March 3, 2021
Next Post
A është kafeja e shëndetshme?

A është kafeja e shëndetshme?

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In