Thursday, June 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Denoncoi konsullatën greke në Gjirokastër, OMONIA sulmon Marin Memën: Emision i neveritur, të ndërhyjë shteti

admins by admins
May 13, 2020
in Aktualitet
A A
35
Denoncoi konsullatën greke në Gjirokastër, OMONIA sulmon Marin Memën: Emision i neveritur, të ndërhyjë shteti
993
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pas denoncimit në emisionin ‘Gjurmë Shqiptare’ të gazetarit Marin Mema në Top Channel, se një banori të fshatit Sopik iu hoq viza e posacme nga Konsullata Greke në Gjirokastër vetëm sepse deklaroi që fshati i tij është i banuar nga shqiptarë, ka reaguar organizata OMONIA. Përmes një deklarate OMONIA sulmon gazetarin Marin Mema, televizionin Top Channel dhe shtetasin Odise Gremo, të cilin e quan të sëmurë e të manipuluar. Nuk është hera e parë që OMONIA sulmon Marin Memën, i cili kujtojmë se figuron si person ‘non grata’ në shtetin fqinj. UrbanNews.al dënon këto sulme dhe distancohet prej gjuhës së rëndë të përdorur në deklaratën e organizatë s OMONIA.

Deklarata

Denoncojmë me theksim të posaçëm përmbajtjen por edhe mjetet e përdorura në ushtrimin e të ashtuquajturit funksion gazetarie, në emisionin “Gjurmë Shqiptare” të producentit Marin Mema, që u transmetuar të Shtunën, 9 Maj 2020. Ai vijoi me motivet e tij tanimë të njohura të kultivimit të klimës antihelene duke targëtuar drejtpërdrejtë Minoritetin Etnik Grek autokton. Bëhet fjalë për një person në mision të porositur ku financuesit, ata sa lëvizin në prapaskenë dhe orkestruesit janë tanimë të njohur.

Nga kjo pikëpamje akoma një herë tjetër i ekspozuar është Stacioni Televiziv “Top Channel” përsa i përket detyrimit që ka për të kontribuar në bashkekzistencën sociale si parakusht për mirëqenien e shoqërisë mbarë.

Për më tepër emisioni në fjalë u përgatit duke përdorur kësaj radhe instrumente që refuzohen nga praktikat e mira dhe legjislacioni analog mbi informimin publik sikundër: kamerat e fshehta, regjistrime pa dijeninë e bashkëbiseduesit, manipulim personash që vuajnë nga sëmundje, përgjime etj. Këto metoda kanë dëmtuar në veçanti jo vetëm pjesëtarë të Komunitetit Etnik Grek në të shkuarën jo të largët por shoqërinë shqiptare mbarë.

Natyrisht “rifinitimi” me pikëpamje të ashtuquajturish akademikë apo pjesëtarë të Grupit të Helsinkit etj. nuk e mbulojnë lakuriqësinë e producentit përsa i përket objektivit, por përkundrazi ekspozojnë edhe vetë ata. I ekspozojnë ngaqë detyrim së pari i intelektualëve të kohës nuk është veçse të mësuarit e shoqërisë me parime dhe vlera të tjera. Me parësor detyrimin për respektim të të ndryshmes dhe promovimin e minoriteteve. Kjo është sa dikton realiteti dhe arritjet Europiane dhe në veçanti në Ditën e Europës që u zgjodh bile për transmetimin e këtij emisioni të neveritur.

Producenti në fjalë dhe sa pas tij kujtojnë se fshihen duhet të marrin parasysh përgjegjësinë përsa i përket pasojave që mundet të sjellë kultivimi sistematik i urrejtjes kundrejt Minoritetit Etnik Grek, pjesëtarëve dhe institucioneve të tij. Madje shembuj nga irritime të tilla respektive për fat të keq ekzistojnë.

Paralajmërojmë se klloçitja e vezëve të gjarprit të nacionalizmit është lojë e rrezikshme. Shteti e ka për detyrë të reagojë përderisa pretendon se tregon kujdes për shmangien e manifestimeve që mbarështrojnë urrejtjen ndëretnike dhe racizmin. Për më tepër sikundër ndodh në shtetet ku mbizotëron ligji detyrim i tij është, dhe ja rikujtojmë, mbrojtja e minoriteteve etnike e të tjera si parakusht i koherencës së brendshme, kusht pa të cilin nga ana e vetë për mirëqenie dhe prosperitet, – përfundon komunikata e OMONIA.

Tags: DenonconEmisioniGrekeMemaOmoniaShqiptareTop Channel
Previous Post

Test zgjuarsie: A do shembet ura pasi të ulet zogu mbi makinë?

Next Post

Bashkia Pogradec: Lehtësi fiskale për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Bashkia Pogradec: Lehtësi fiskale për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit

Bashkia Pogradec: Lehtësi fiskale për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In