Wednesday, August 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Denaj firmos marrëveshjen me BERZH/ 50 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës në 3 akse rrugore

admins by admins
February 10, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Denaj firmos marrëveshjen me BERZH/ 50 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës në 3 akse rrugore
2
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënshkroi me Bankën Europiane për Rindërtim Marrëveshjen për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  Anila Denaj dhe drejtori i BERZH-it për Shqipërinë, Matteo Colangeli, ndërsa do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Programi parashikon dhënien e një shume prej 50 milionë dollarëve, në formën e huasë, për përmirësimin e infrastrukturës në tri akse rrugore lokale në vendin tonë që prekin zonën Vlorë-Orikum; Shëngjin-Velipojë dhe Librazhd-Bulqizë.

“Këto tre akse janë pjesë e kësaj marrëveshje huaje, por janë pjesë e një programi më të gjerë të kontektivitetit rajonal dhe lokal, i cili nuk do të sjellë vetëm një përmirësim të shtuar të akseve në aspektin e transportit por, mbi të gjitha, do të zgjerojë mundësitë e zhvillimit ekonomik në këto zona. Ky është një prioritet i qeverisë shqiptare, për të bërë zonat rajonale e zonat rurale më të aksesueshme për individët, turistët dhe mbi të gjitha për investitorët vendas dhe të huaj, të cilët në këto zona do të mundësojnë jo vetëm marrjen e shërbimeve të duhura, por njëkohësisht do të krijojnë mundësinë e një zhvillimi ekonomik dhe punësimi akoma më të gjerë”, u shpreh  Denaj.

Drejtori i BERH për Shqipërinë, Colangeli, tha se investimi i parashikuar do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë lokale.

“Mendoj qe këto investime janë të rëndësishme pasi shërbejnë dhe ndikojnë në përmirësimin e ekonomive lokale, në zonat që do të përfitojnë nga mundësi më e mirë ndërlidhjeje, veçanërisht për fushën e turizmit, i cili për ne është gjithashtu një sektor prioritar për investimet. Do të doja gjithashtu të nënvizoja se investimet në infrastrukturë kanë të bëjnë me rritjen e standardeve, përmirësojnë mjedisin, aspektet sociale, sigurinë rrugore, ndërhyrje që janë maksimizuar në detajet teknike të këtyre projekteve”, u shpreh  Colangeli.

Objektivi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës rrugore me qëllim krjimin dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të zonave në bashkitë Vlorë, Lezhë, Shkodër, Librazhd dhe Peshkopi, si rezultat i përmirësimit të potencialit të tyre turistik dhe zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë, siç bën të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Financave.

Tre segmentet rrugore që parashikohen të financohen nëpërmjet Projektit janë:

Rehabilitimi i Rrugës Ekzistuese Uji i Ftohtë – Orikum, ku pjesë e rehabilitimit të këtij segmenti do të jetë edhe ndërtimi i dy bypass-eve që do të përmirësojnë qarkullimin (10.7km);

Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Velipojë (12.4 km);

Sistemim dhe asfaltim i rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit (47.1).

g.kosovari

Previous Post

Coronavirusi nxit rënien e çmimeve botërore të gazit për 30 për qind

Next Post

Plani amerikan: Shqipëria si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Plani amerikan: Shqipëria si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm

Plani amerikan: Shqipëria si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In