1 qershori mund të konsiderohet edhe si data e hapjes së vendit pas masave të marra kunder Covid-19.
Thënë kjo pasi siç edhe ishte lajmëruar, prej dites së sotme nuk do të ketë më kufizime në fasha oraresh si dhe do te hapen plotësisht kufijtë tokësorë, plazhet, kopshtet e çerdhet e deri tek palestrat.
Nga ana tjetër, është një liste e vogël me aktivitetet që do të vijojne te jene të “ngrira”. Bëhet fjalë për transportin publik, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.