Monday, August 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Çfarë detyre ka Presidenca e BE-së? Shumë punë dhe një shans për Shqipërinë

admins by admins
December 23, 2019
in Aktualitet, Bota, Kronikë, Politikë
A A
0
Çfarë detyre ka Presidenca e BE-së? Shumë punë dhe një shans për Shqipërinë
2
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kroacia më 1 janar 2020 do të kryesojë presidencën e BE-së duke pasuar Finlandën. Kjo nënkupton një mori konferencash, që do të drejtohen nga diplomatët kroatë. Çfarë përfiton vendi prej kësaj?

Gjashtë muaj kryesim i presidencës së BE-së për secilin vend anëtar që ofron shansin të prezantohet si organizator i mirë dhe të prezantojë apo të japë drejtimin për temat e ndërlikuara të BE-së. Disa ndër shtetet themeluese të unionit si Luksemburgu e kanë pasur 12 herë në rotacion presidencën e BE-së, gjë që u është kthyer atyre tashmë në rutinë dhe nuk u duhen bashkëpunëtorë shtesë, për organizimin e konferencave. Shtete të tjera të mëdha kanë një imazh më të keq në kryeqytetin e BE-së në Bruksel. P.sh. Britania e Madhe, që në janar do të dalë prej BE-së konsiderohej si kaotike, e paorganizuar mirë dhe me pak frymë krijuese. Gjermania, që është vendi më i madh anëtar i BE-së dhe që e ka radhën në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të drejtojë presidencën, konsiderohet si e aftë për të realizuar objektivat, por edhe mjaft burokratike dhe pedante. Gjermanët angazhojnë qindra diplomatë shtesë në përfaqësinë e Brukselit, për të menaxhuar me sukses presidencën gjashtë mujore.

Mposhtja e klisheve

E tani Kroacia ka një premierë. Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë. Shumë qytetarë të BE-së edhe në Bruksel njohin prej Kroacisë vetëm bregdetin si një destinacion për pushime. Tani qeveria kroate ka rastin të tregojë edhe anë të tjera të vendit. Kjo mund të funksionojë, mendon politologia Louisa Slavkova pas presidencës bullgare më 2018, e cila gjithashtu e kryesoi për herë të parë BE-në. “Në varësi se sa i madh është një vend, ia del që të vendosë një apo dy thekse në BE. Përpos kësaj vazhdohet politika e vendit paraardhës në këtë rotacion”, thotë Louisa Slavkova në një intervistë për fondacionin Körber. Bullgaria si presidente e radhës është bërë në qarqe të caktuara më e njohur tek gazetarët, politikanët dhe disa biznesmenë. “Kjo periudhë ka tërhequr vëmendjen ndaj këtij vendi. Ndoshta kjo ndihmon për të kapërcyer disa klishe të përhapura për vendin”, thotë politologia.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen përshëndet nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç

Edhe Kroacia mund të arrijë të njëjtën gjë. Se sa i qëndrueshëm është ky efekt dhe çfarë influence konkrete ka ndaj turizmit apo investimeve, kjo është e paqartë. Sidoqoftë në përgjithësi vlerësimet e ekspertëve dhe analistëve janë, se periudha e presidencës së një vendi në BE shërben si një platformë e mirë për marrëdhëniet me publikun e vendit përkatës që e kryeson BE-në në rotacion.

Diplomatët dhe nëpunësit kroatë do të drejtojnë qindra mbledhje në Bruksel, por edhe do të përfaqësojnë BE-në në konferenca ndërkombëtare si ajo e Klimës, samite dhe gjatë vizitave në Azi apo Afrikë. Kroacia do të prezantohet sa më mirë dhe të aplikojë për pranimin në zonën Shengen pa kontrolle të lëvizjes së personave. Sigurimi i kufijve dhe kontrolli i migracionit si rrjedhojë do të jenë padyshim pikërëndesa të presidencës kroate.

Ballkani Perëndimor një pikërëndesë

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliæ Radman ka marrë përsipër të angazhohet për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai do ta verë në lëvizje Francën, që të heqë dorë nga vetoja, me të cilën ka bllokuar  zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo veto e papritur e Parisit në vjeshtë ishte një shok diplomatik për Gjermaninë, BE-në dhe për Kroacinë. “Por edhe një shok i tillë mund të jetë i dobishëm”, tha ministri i Jashtëm Radman në portalin e internetit Euractiv. “Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë.” Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme, tha ministri i Jashtëm. Pika kulmore e presidencës kroate do të jetë samiti i zgjerimit më 6 dhe 7 maj në Zagreb, në të cilin duhet të skicohet rruga për daljen nga qorrsokaku.

Bernd Riegert/DW

Previous Post

Rama: Brenda 6 muajsh të prekurit e tërmetit do të jenë sistemuar në shtëpi

Next Post

SHBA i dhuron Policisë së Shtetit pajisje kompjuterike për krimin kibernetik

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
SHBA i dhuron Policisë së Shtetit pajisje kompjuterike për krimin kibernetik

SHBA i dhuron Policisë së Shtetit pajisje kompjuterike për krimin kibernetik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In