Ardian Bujupi ka publikuar një Instastory ku shkruan se në ora 22:00 do të hyjë në Instagram Live.
Në dy paraqitje të fundit televizive Capitala T teksa fliste për Ardian Bujupin, la të kuptohej se famën e suksesin, këngëtari e ka falë bashkëpunimeve me të, shkruan lajmi.net.Pas kësaj kanë nisur replikat mes dyshes nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa Ardiani i ka kërkuar Capital T të përballen në InstaLive, ndërsa Capital T nuk është se e mohoi duke u shprehur se do ta bëj një gjë të tillë.



Pas këtyre ‘debateve’ në Instastory duket se Ardiani nuk do ta lërë me kaq.Ai pak minuta më parë publikoi një Instastory ku bëri me dije se sot (30 nëntor), në ora 22:00 do të hyj në InstaLive për të sqaruar mosmarrëveshjet me kolegun e tij.

Ndërsa se çfarë do të ndodhë mes dy artistëve mbetet të shihet së shpejti.




