Me një fond prej 6.2 miliardë lekë qeveria do të investojë në vepra publike që prekin sektorët kyç të ekonomisë dhe përmirësojnë jetën e shërbimet sociale ekonomike ndaj qytetarëve, veçanërisht në situatën pas tërmetit.
Konkretisht buxheti 2020, do të financojë me prioritet sektorin e arsimit, të shëndetësisë ku parashikohet të ndërtohen edhe 120 qendra të reja shëndetësore në shërbim të qytetarëve në të gjithë vendin. Ndërsa në sektorin e infrastrukturës prioritet do të marrin investimet në infrastrukturën rrugore. Do të vijojnë investimet të rrugët kombëtare sipas kontratave të nisura me qëllim që këto vepra të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara me impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe zhvillimin.
Gjithashtu buxheti 2020 adreson investime strategjike në sektorin e bujqësisë me një fond prej 0.5 miliardë lekë do të kryen punime në diga dhe argjinatura për parandalimin e përmbytjeve.
Për infrastrukturën rajonale dhe vendore synohet përmirësimi i infrastrukturës së nevojshme për zonat me potencial të madh turizmi, avancimi i projekteve në kuadër të Projektit “100 Fshatrat”, ndërtimi dhe rehabilitimi i segmenteve rrugore që lidhin dhe afrojnë rajonet dhe fshatrat me akset nacionale etj.
Gjithashtu në sektorin e mbrojtjes synohet përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës mbrojtëse të vendit në përputhje me standardet e NATO-s. e.xh/




