Tuesday, May 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Bledi Çuçi: Shqiptarët të mos blejnë produkte që nuk kanë vulën e AKU-së, synojmë që të arrijmë tregjet e BE-së

admins by admins
June 9, 2020
in Aktualitet
A A
0
Bledi Çuçi: Shqiptarët të mos blejnë produkte që nuk kanë vulën e AKU-së, synojmë që të arrijmë tregjet e BE-së
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se nuk duhet që të blejmë produkte që nuk e kanë vulën e sigurisë të AKU-së.

“Çdo produkt do të regjistrohet. Duhet menduar edhe për riorganizimin e AKU-së. 49 teste të reja këtë vit janë akredituar . Gjithë shërbimi i vendit do të ketë shërbim veterinar. Ne nuk duhet që të blejmë produkte që nuk e kanë vulën e autoritetit shtetëror. Synimi ynë është që të arrijmë tregjet e BE, ku ende nuk jemi të dëshiruar.

Produktet Made in Albania janë të sigurta. Nuk duhen blerë produkte që nuk e kanë vulën e AKU-së. Eksportet e fruta-perimeve janë rritur me 10 për qind. Tregjet e huaja kërkojnë më shumë domate nga Shqipëria. jemi ekspertuesi numër një i luleshtrydheve në rajon. Fermerët janë duke aplikuar online për subvensionet. Do ndihmohet edhe sektori i bletarisë. Jemi në proces të shqyrtimit të aplikimeve”, tha Çuçi. Bledi Çuçi vlerësoi se të gjithë duhet të punojnë për një siguri më të madhe ushqimore në Shqipëri.

“Ne kemi një program të përbashkët me BE dhe unë kam, nënshkruar kontratë me autoritetin irlandez e finlandez të ushqimit, që të mund të ngremë kapacitete, në rritjen e forcës ndëshkuese, por edhe zhvillimin e prej një viti te AKU. Kjo sepse AKU ka si pjesë të saj edhe një pjesë të autoriteteve të disa vendeve të BE. Zoti Soreca dha mesazhe e ishte me mua, për shkak se ishte përfaqësues i unionit. Data 7 qershor është dita e Sigurisë Ushqimore. Të gjithë duhet të kontribuojmë për të pasur një ushqim të sigurt. AKU bashkëpunon me institucione ndërkombëtare”, u shpreh Çuçi.

I pyetur nëse pandemia e koronavirusit ka goditur apo jo bujqësinë, Çuçi vlerësoi se sektori që ai drejton nuk ka pësuar goditje të madhe. “Ne jemi në rritje në të gjithë sektorin e sidomos në rritje jemi në sektorin e fruta –perimeve. Bujqësia nuk është goditur rëndë. Sektori i bujqësisë po njeh zhvillim”, tha Çuçi. Më tej, Çuçi foli për Reformën Zgjedhore, teksa deklaroi se maxhoranca lëshoi pe për të mirën e shqiptarëve.

“Ne kemi arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore për Shqipërinë. Ne kemi edhe skemën e depolitizimit të administratës zgjedhore. Ne kërkojmë ta zbatojmë depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kemi toleruar, në mënyrë që të krijojmë një klimë, që është në favor të shqiptarëve. Kemi lëshuar pe që të ecim përpara. Teknologjia në zgjedhje ishte kërkesë e opozitës. Identifikimi elektronik është shumë i mirë për të shmangur krimin elektoral. Besoj se shumë shpejt do të miratohet Reforma Zgjedhore”, tha Çuçi.

Previous Post

Apeli i mjekëve të infektivit: Po shtohen të infektuarit në spital, ju lutemi respektoni masat

Next Post

Tiranë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Tiranë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Tiranë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In