Me rastin e 7 – 8 Marsit në Qendrën e Artit “Vaçe Zela” u zhvillua një aktivitet kulturor, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Lushnje. Në këtë aktivitet morën pjesë: Kryetari i Bashkisë z.Fatos Tushe, Drejtoresha e Zyrës Arsimore znj.Ariana Shani, mësues, nxënës të shkollave dhe qytetarë. Atmosferës festive iu bashkua dhe Kryetari i Bashkisë z.Fatos Tushe, i cili u shpreh: “Artistë të Qendrës Kulturore me zërin tuaj të ëmbël, dërgoni urimet më të sinqerta për mësuesin dhe nënën. Gëzuar 7 – 8 Marsin! Bashkë me ju dhe unë uroj të gjithë mësuesit e Bashkisë Lushnje, për misionin e tyre fisnik në edukimin e fëmijëve tanë!”














