Tuesday, March 21, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfen grabitjen në Rinas!

admins by admins
April 23, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
10
SHARES
60
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Policia e Shtetit dhe prokuroria ka arritur të zbulojë autorët e dyshuar të grabitjes së 9 Prillit në Rinas falë dëshmisë së Alkond Bengasit, shokut dhe kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë.

Bengasi ka rrëfyer për hetuesit emrat e të përfshirëve në grabitjen e afro 5.7 milion eurove dhe mënyrën se si furgoni u modifikua në Elbasan 2 muaj para goditjes në pistën e aeroportit të Rinasit.

Me këtë rrëfim të marrë nga Bengasi ditën e premte kur ai është ndaluar në qytetin e Elbasanit, hetuesit kanë shkuar më pas tek të arrestuarit e tjerë Oltjon Veseli, Renaldo Sula dhe Saimri Çela.

Ndërsa ende nuk është gjetur asnjë cent nga shuma e vjedhur nën kërcënimin e armëve automatik, Bengasi rezulton se është zbuluar falë gjurmëve të gishtërinjve gjetur në furgonin me të cilin u krye grabitja me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Gjurmët e tij kanë mbetur gjatë periudhës që ai ka bërë modifikime në këtë automjet duke e përshtatur për grabitjen që do të kryhej më pas nga Admir Murataj dhe 4 të tjerët.

ReportTv ka siguruar pamjet kur Bengasi shoqërohet nga ambientet e Policisë së Tiranë për tek Krimet e Rënda, nën masa të larta sigurie.

Para gjykatës këtë të martë Bengasi ka heshtur ndërsa fillimisht ka refuzuar edhe mbrojtjen nga ish prokurori Adriatik Cami i zgjedhur si avokat për të nga familjarët.

Seanca për Bengasin ka vazhduar nën praninë e një avokati caktuar kryesisht ndërsa është vendosur arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Pritet që të mërkurën në Gjykatë të dalin dhe 3 të arrestuarit pas dëshmisë së Bengasit. Ata janë ish komando dhe imami vetëshpallur Oltjon Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndër tetë të kërkuarit e tjerë janë identifikuar  3 prej tyre ku rezulton se janë Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish efektiv policie, Mariglen Hoxha, nga po nga Elbasani.

Përsa u përket hetimeve, Krimet e Rënda kanë sekuestruar në qelitë e disa paraburgimeve dhe burgjeve në vend librat e takimeve me persona që ndodhen pas hekurave për të kuptuar nëse plani për këtë grabitje është ndërtuar edhe me ndihmën e të arrestuarve të tjerë po për grabitjet e Rinasit, ngjarje të ndodhura prej 2015.

Ky është rasti i dytë ku hetuesit mundin të zbardhin me bashkëpunëtor të drejtësisë grupin dhe grabitjet e realizuara me praninë e Admir Murataj, pasi edhe më herët ka qenë 3 bashkëpunëtor ata që rrëfyen se si kryheshin këto vjedhje dhe ku fshiheshin paratë.

Por ndryshe nga herët e tjera policia deri në këto momente nuk ka mundur të gjejë asnjë nga paratë e grabitura më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill.

Bengasi ka shprehur qëndrim mohues para trupit gjykues. Ai mbrohet nga Adriatik Cami, ish-prokuror.

Ai kërkoi lirimin e klientit të tij duke thënë se Bengasi nuk ka asnjë lidhje me grabitjen dhe se ka qenë njohja me Kelmentin ajo që e ka dërguar pas hekurave.

Vendimet për tre të arrestuarit e tjerë do të jepen ditën e nesërme.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve.

Burimi: Shqiptarja.com

Previous Post

Audi Q8 i ri vjen më “muskulor” (FOTO)

Next Post

Deputetja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin dhe foton

admins

admins

Related Posts

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë
Aktualitet

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, ja kategoritë që do të përfitojnë

January 30, 2023
Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
Next Post
Deputetja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin dhe foton

Deputetja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin dhe foton

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In