Lulëzim Basha ka zhvilluar një tur në qytetin e Dibrës duke ftuar qytetarët t’I bashkohën në protestën e 16 Marsit.
Ai ndaloi në një treg fruta perimesh ku tregëtarët u ankuan se nuk ka treg për shitjen e mollëve të dibrës të cilat mbahen për cilësi dhe shije.
“Merri mollët me vete dhe t’ia hedhim në surrat dhe në fytyrë. Merri me vete me 16 mars. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë. Kjo nuk është Dibra e Dibranëve , por e Ymer Lalës. Dibrani ka qenë zot shtëpie, por sot nuk jeni. Janë Edi Rama dhe Ymer Lala.
Po iu them hapur, sepse jam nip Dibre. Me ndihmën e krimit ua mori bashkinë. Ka ardhur koha për t’i këput kokën krimit në Tiranë. Kjo nuk është qeveri, por kjo është bandë. Do ta rrëzojmë me të gjitha rrugët dhe mjetet”, tha Basha.