Bashan në linjën telefonike me Ylli Rakipin në emisionin Të Paekpozuarit ka dhënë një tezë të re për zgjidhjen e konfliktit politikë.
Basha tha se opozita ka një dokumet të gatshëm për funksionimin e një qeverie tranzitore.
“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Beteja për pushtet bëhet në zgjedhje, kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund gjendjes së grushtit të shtetit ku ndodhemi, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese me prokuror antikushtetues, me korrupsion rekord qeveritar. Jemi në rekordet e krimit të organizuar, shteti i kapur nga krimi i organizuar, pra në gjendje kolapsi total: krizë kushtetuese dhe politike e pastaj vijnë kriza politike dhe sociale. Kërkojmë të kthejmë themelin e bashkëjetesës demokratike: votën e lirë. Zgjedhjet e ardhme janë të domosdoshme për të kthyer legjitimitetin, formula e vetme është që kujdestar i tyre s’mund të jetë ai që i ka kapur këto zgjedhje, ndaj edhe kushti ynë është një qeveri tranzitore. Që të shkojmë në zgjedhje do të duhet një qeveri që respekton ligjin në radhë të parë. ne nuk duam pushtet në tavolinë. Beteja është për të sjellë standarde normale, rregulla loje europiane”, tha ai