Monday, September 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Basha flet nga Londra: Po marrim eksperiencën britanike për modernizimin e PD-së

admins by admins
May 17, 2019
in Politikë
A A
0
Basha flet nga Londra: Po marrim eksperiencën britanike për modernizimin e PD-së
13
SHARES
7
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe. Zyra e shtypit të PD-së, njofton se lideri demokrat dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe. Zyra e shtypit të PD-së, njofton se lideri demokrat dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat.

Në takim u diskutua për gjendjen politike dhe situatën në Shqipëri e rajon, si dhe për krizën e rrezikshme ku ndodhet vendi, sipas PD-së. Në këtë takim, lideri i opozitës, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat konfirmoi ‘angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive’.

“Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë,- theksoi gjithashtu Basha. Lideri i opozitës theksoi rolin e rëndësishëm të  Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, Basha e falenderoi Tugenthat për qëndrimin e qartë dhe të prerë të Britanisë së Madhe dhe Parlamentit Britanik kundër ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, çka do të ishte nje precedent i rrezikshëm kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan.  Po gjatë qëndrimit në Britani, Basha u prit në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër nga kryetari Brandon Lewis. Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.

Basha i shprehu kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra.  Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

Previous Post

Protestat, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikane

Next Post

Tajvani legalizon martesat gay! Qytetarët shpërthejnë në lot gëzimi

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
Next Post
Tajvani legalizon martesat gay! Qytetarët shpërthejnë në lot gëzimi

Tajvani legalizon martesat gay! Qytetarët shpërthejnë në lot gëzimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In