Monday, April 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Balluku në Berat: Spitali është tjetërsuar, do nisim punimet edhe me maternitetin

admins by admins
June 2, 2019
in Aktualitet
A A
0
Balluku në Berat: Spitali është tjetërsuar, do nisim punimet edhe me maternitetin
38
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme  një vizitë në qytetin e Beratit ku ka inspektuar nga afër Spitalin Rajonal, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe një biznes fason në Berat, si dhe zyrën e DRSHTRR në Çorodovë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme  një vizitë në qytetin e Beratit ku ka inspektuar nga afër Spitalin Rajonal, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe një biznes fason në Berat, si dhe zyrën e DRSHTRR në Çorodovë. Në spitalin Rajonal të Beratit, ministrja Balluku u njoh me investimet e realizuar të cilat kanë bërë të mundur transformimin e këtij spitali duke garantuar një shërbim me standarde më të mira për qytetarët.

Balluku nënvizoi se në sajë të investimeve të bëra nga qeveria por edhe nga donatorë të ndryshëm, spitali Rajonal i Beratit po transformohet totalisht.

“Dëshira e mirë e njerëzve që punojnë në spitalin e Beratit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Me investimet e qeverisë, me investimet e mbështetura nga donatorë të ndryshëm, situata ka ndryshuar totalisht. Pediatria ishte diçka për t’u bërë shembull dhe për spitalet e tjera. Urgjenca gjithashtu me aksesin e garantuar për ambulancat dhe me zonat e ndara për trajtimin e pacientëve sipas rasteve, pra të zonës jeshile dhe të zonës së kuqe”, u shpreh Balluku.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se një tjetër investim i rëndësishëm i qeverisë në spitalin Rajonal të Beratit është ai për transformimin e maternitetit që pritet të nisë së shpejti.

“Ajo çfarë është më e rëndësishme, që në spitalin e Beratit pritet një investim i rëndësishëm i qeverisë në pavijonin e maternitetit dhe ai do jetë një investim që do i japi këtij spitali një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe do t’i ofrojë, të gjithë qytetarëve të Beratit apo dhe të zonave përreth, shërbim akoma më të mirë mjekësor”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal edhe tek mjediset e Zyrës së Punës, Berat, e cila në 5-mujorin e parë të këtij vitit, në sajë të koordinimit me bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qarkun e Beratit, ka bërë të mundur punësimin e afro 300 qytetarëve.

Një tjetër inspektim u krye nga ministrja Balluku në zyrën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në qytetin e Çorodovës, ku u njoh nga afër me lehtësitë që ka krijuar hapja e kësaj zyre për banorët e zonës, të cilët nuk janë më tashmë të detyruar të shkojnë deri në Berat për të marë shërbimet bazë që lidhen me automjetet e tyre.

Balluku vizitoi gjithashtu edhe një prej bizneseve fason në zonën e Beratit e cila eksporton prodhimet e saj në Francë. Ky është një biznes tashmë i konsoliduar dhe që ka bërë të mundur punësimin e një numri të konsiderueshëm qytetarësh.


Previous Post

Opozita nuk dorëzohet. Basha fton qytetarët në protestë

Next Post

Elbasan, Balla: Dëme të mëdha nga përmbytjet.

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Elbasan, Balla: Dëme të mëdha nga përmbytjet.

Elbasan, Balla: Dëme të mëdha nga përmbytjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In