Sunday, January 29, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ballkani Perëndimor po shkruan një kapitull të ri mbi të ardhmen

admins by admins
February 22, 2020
in Aktualitet, Kronikë
0 0
A A
0
Ballkani Perëndimor po shkruan një kapitull të ri mbi të ardhmen
0
SHARES
11
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Ballkani Perëndimor ka nisur të shkruajë një kapitull të ri duke ulur rreth një tavoline të përbashkët vendet për të folur mbi mundësitë tona të së ardhmes”.
Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të organizuar tek Shtëpia e Europës, nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për përshpejtimin e konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri theksoi se “këto diskutime dhe ky bashkëpunim mes vendeve të rajonit, janë të nevojshme për t’i siguruar fëmijëve tanë një Ballkan më të mirë dhe më të ndërlidhur me Bashkimin Europian.
“Tashmë Ballkani Perëndimor është identifikuar për kapacitete e mrekullueshme për të prodhuar histori dhe në të njëjtën kohë për inkapacitetin e tij për t’i tretur këto zhvillime. Kemi pasur shumë histori, konflikte, vende dhe ngjarje, por në fakt asnjëra prej tyre nuk ka qenë frymëzuese dhe të gjitha së bashku kanë riafirmuar dekadë pas dekade të njëjtin postulat që duket dhe riduket por në thelb mbetet e njëjtë që: historia është një rrëmbyes i rajonit tonë dhe së ardhmes së fëmijëve tanë. Këtu jemi të gjithë së bashku dhe jam gjithmonë shumë i lumtur që të festoj ndryshimet që po bëjmë për të cilat unë do të dëshiroja të isha pjesë”, tha Rama.
Rama falënderoi Kancelaren Gjermane, Angela Merkel për mbështetjen që i ka dhënë nismës për bërjen bashkë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ndërkohë që nga Berlini në 2014, nën kujdesin, dhe e falënderoj për vizionin Kancelaren Merkel, kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri duke sjellë bashkë për herë të parë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i ulur rreth një tavoline të përbashkët, duke folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Kjo është diçka që është më lehtë të thuhet se sa të bëhet, por po shohim një punë që është në proces e sipër, që zhvillohet paralelisht me sfidat dhe pengesat që krijon e shkuara, e cila herë pas herë na del përpara në formën e politikanëve apo analistëve të së tashmes”, tha Rama.
Pavarësisht nga këto, Kryeministri Rama shprehu bindjen se “ne do të ecim përpara sepse kjo është ajo që u detyrohemi fëmijëve tanë, që ta bëjmë rajonin tonë më të mirë se sa është dhe më të lidhur me Bashkimin Europian dhe perëndimin”.
“Ia kemi për borxh fëmijëve tanë që të kemi një vend të ri në Ballkanin Perëndimor. Në fund cilësia e jetës nuk bazohet në sa shumë biem dakord me njëri-tjetrin, por se si përmes mosmarrëveshjeve fillojmë të kuptojmë më shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë duke mos pasur asnjë pengesë për të qenë së bashku”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se “është momenti për të zgjuar potencialin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke veçuar nismën e mirë në Shqipëri në mbështetje të iniciativave të reja për startup-e në një botë tradicionale.
“Jemi në procesin e këtyre marrëdhënieve dhe dixhitalizimit të paprecedentë të shërbimeve tona dhe në vitin 2020 do sigurohemi që të gjitha shërbimet, 95 % e tyre, do të jenë në dispozicion të njerëzve, pa pasur kontakt fizik”, shtoi Rama, lidhur me revolucionin dixhital në zyrat e shtetit.


“Ne i dimë mosmarrëveshjet, por e dimë se sa gjëra të përbashkëta kemi me njëri-tjetrin dhe sa gjëra mund të bëjmë duke luftuar për njerëzit tanë. Do të jemi më të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e shkuara. Është e shkuara që duhet ta trajtojmë, por duhet edh të shkojmë përpara dhe të mendojmë për fëmijët tanë se si do të na shohin ata ne. Nuk është se jemi më të mirë se sa prindërit tanë që kanë qenë në luftëra, por ata nuk kanë pasur lirinë për të zgjedhur një BE, nuk e kanë pasur fatin e tyre në duart e tyre. Kjo ka ndodhur për shekuj, duke qenë të rrëmbyer nga politikat e kohës, ndërsa tani ne e dimë, kemi vetëm nj drejtim BE-në, dhe kemi përpara një superfuqi përtej oqeanit”.

Ministri Shalsi theksoi se Ballkani Perëndimor është Competitiveness and Innovation Acceleraton

Akseleratori është një platformë bashkëpunimi publik-privat që synon të mbështesë rajonin për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe për të siguruar rritje në terma afatgjatë.

Mirënjohës znj. Larkin, Kryetare e Strategjive Rajonale – Europe – Euroazi, anëtare e Komitetit Ekzekutiv në Forumin Ekonomik Botëror dhe znj. Bregu që si përfaqësues e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal do të koordinojë këtë nismë.

Qëllimi kryesor është identifikimi i iniciativave që mund të kontribuojnë në rritjen e shpërndarjes së teknologjive inovative, si dhe evidentimin e modeleve të veçanta të biznesit duke drejtuar ekosistemet drejt një paradigme tekno – ekonomike më përfshirëse dhe të qëndrueshme.

Previous Post

Tronditet Italia, një futbollist i infektuar me koronavirus. E gjithë skuadra në karantinë

Next Post

Horoskopi 22 Shkurt 2020

admins

admins

Related Posts

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?
Aktualitet

A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?

December 25, 2022
Next Post
Horoskopi 25 shtator 2019

Horoskopi 22 Shkurt 2020

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In