Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që në fillimin e detyrës së tij ka theksuar se qëllimi i Policisë nuk është gjoba por ndërgjegjsimi i gjytetarëve. Duke e nisur punen me drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë një numër të madh shkeljesh.
Ditën e sotme fokusi ka qenë te këmbësorët të cilët sipas të dhënave të aksidenteve rrugore përbëjnë numrin me më shumë fatalitete për shkak të shkeljeve të shumta dhe duke mos respektuar kalimin ne vizat e bardha për tu bërë kështu një burim aksidenti.
Postimi: https://web.facebook.com/b.taulant/videos/753387866122930
Kujdesi dhe zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, është detyrim ligjor për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Duke konsideruar të dhënat e aksidenteve rrugore, këmbësorët përbëjnë kategorinë me më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore, në pjesën më të madhe për shkak të shkeljes së rregullave nga ana e tyre.
🙏 Përdorni vendkalimet e caktuara për këmbësorët dhe tregoni kujdes maksimal në rrugët ku ato mungojnë, për të shpëtuar jetën tuaj dhe të të tjerëve👮♀️👮🚔.




