Kjo është makina e autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa që u gjet pak minuta pas krimit në Prezë të Vogël e shkrumbuar. Mësohet brenda makinës me targa AA 829 u gjet dhe një armë zjarri e dëmtuar që dyshohet të jetë arma e krimit.
Numrat e fundit të targës janë të paidentifikuara. Targat ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tjetër tip ‘Renault’. Gjithashtu është identifikuar edhe lloji i armës së gjetur brenda në makinë e cila është ‘MP5’.
Kuksiani Hekuran Billa, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMW X6 e bardhë kur është qëlluar nga një person i maskuar në afërsi të një qendre tregtare tek Komuna e Parisit, ku kishte dhe një agjenci të dhënies së makinave me qira.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen në vend nga dy plumba të marrë në trup. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, makina e tij është përplasur me dy të tjera. Shihni fotot e makinës së djegur dhe armës së krimit.




