Henri Deçka ose i njohur ndryshe si Dj SLIMFISH është një nga artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Ai ka qenë pjesëmarrës si Dj i emisionit “Jeho” i transmetuar sezonin e kaluar në televizionin kombëtar “Top Channel” me autor artistin e mirënjohur Alban Male.
Karrierën e tij si Dj e ka nisur 10 vite vite më parë në moshën 18 vjeçare ku ka luajtur në disa Clube në Tiranë e më pas me kalimin e kohës në ato më të mëdha në Shqipëri.
Dj Slimfish është gjithashtu një producent i ri, i cili përpos miksimit fantastik të këngëve, krijon dhe meloditë e tij origjinale. Ai ka të publikuara më tepër se 15 këngë në kanalin e tij në Youtube.
Ajo ç’ka edhe vet Slimfish premton, është në fakt publikimi i një kënge me dy artist të tjerë të rinj në treg e në moshë. Slimfish na ka treguar vetëm se në këtë këngë do të flitet për dashurinë e do të vij me një videoklip të kuruar në çdo qelizë të tij, por ka lënë të pazbuluara detaje të tjera lidhur me këngën.
Nga ana tjetër, pritet që artisti në fjalë përpos publikimit të kësaj kënge, të sjell në fakt një album të plotë me mbi 10 këngë gjatë vitit 2021.
Se si këto këngë do të jenë ne ende nuk e dimë, por na ngelet që artistëve të rinj shqiptar që duan t’i japin një pjesë të shpirtit të tyre muzikës shqiptare t’u urojmë shumë sukses e t’i mbështesim me sa kemi mundësi.
Për të parë më tepër lidhur me të e projektet e Slimfish, ju ftojmë ta ndiqni në adresën e tij personale në Instagram- “Slimfishmusic”.




