Marika, e cila mban edhe titullin “Artiste e Merituar” ndërroi jetë në Tiranë. Në nder të aktores, do të mbahen homazhe nesër nga ora 11.00 deri në 13.00. Homazhet do të mbahen pranë Arturbina.
Kush është aktorja Marika Kallamata:
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.
Rolet ku luajti:
Një baba tepër (2000) (TV)
Vitet e pritjes – (1990)
Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës
Gabimi (1986)
Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës
Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit
Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja
Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës
Kur xhirohej një film (1981)
Fëmijët e saj (1957) ….




