Friday, July 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Arsyet pse opozita dhe Ilir Meta sulmuan personalitetet

admins by admins
February 21, 2021
in Aktualitet, Opinione
A A
0
Arsyet pse opozita dhe Ilir Meta sulmuan personalitetet
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nga Flogert Muça/ Ajo që ndodh në Shqipëri është vërtetë e pazakontë. Presidenti, kreu i PD, kryetarja e LSI dhe e gjithë opozita që vijon poshtë tyre duke përfshirë edhe analistë që bëjnë kamikazët nëpër banaqet televizive, kanë një vit që nuk lënë gjë pa thënë për Covid-19. Kanë shkuar deri aty sa kanë thënë e përsëritur se ky virus nuk egziston, siç më pas kanë thënë se vaksina që kryeministri siguroi nga Pfizer, ishte ujë dhe jo vaksinë. E gjithë kjo tymnajë që amplifikohet nga opozita e Ilir Meta, në fakt nuk është shkarje, por strategji.

Opozita dhe Ilir Meta kur vjen puna për pushtet nuk kanë mëshirë, ndaj edhe strategjia e tyre për të bërë njerëzit të besojnë se nuk ka virus (gjë që çonte në shpërfillje masash e rritje infektimesh) apo se nuk ka vaksinë por ujë (që njerëzit të mos besonin të vaksina), është e gjitha e mirëmenduar për përfitime elektorale pasi kjo sipas tyre do të rriste pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Prej ditësh, kur kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu thanë se do të vaksinohen edhe personalitetet në kuadër të planit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç, opozita dhe ata që i bëjnë freskun në studio televizive nisën një fushatë ofensive dezinformimi, duke thënë se po lihen të moshuarit pa vaksinuar dhe po vaksinohen disa personalitete për efekt propagandistik. Duke mos thënë në asnjë moment faktin që tanimë janë vaksinuar 6 mijë përsona, opozita iu sul personaliteteve.

Por si qëndron e vërteta e vaksinimit të personaliteteve më të cilët është abuzuar kaq shumë nga ata që nuk durojnë dot faktin që Shqipëria ka sot vaksina ndërkohë që Ballkani dhe 130 shtete në botë akoma nuk kanë asnjë vaksinë?

E vërteta është shumë e thjeshtë. Sot u vaksinuan ato personalitete që plotesojnë kushtin e të qenurit mbi 80 vjeç e që u vinte rradha sot në bazë të planit të vaksinimit sipas të cilit sot fillojnë mbi 80 vjeçarët, vendosën ta bënin publikisht për të sensibilizuar se vaksina është e sigurt. Bashkë me personalitetet që përbëjnë lajm për shkak të asaj që janë e asaj çfarë kanë lënë në historinë e kombit, janë vaksinuar po sot e do të vazhdojnë të vaksinohen dhjetëra mijëra të moshuar të tjerë që janë mbi 80 vjeç.  Pra, nuk po vaksinohet asnjë personalitet që nuk plotëson kriterin e moshës, por vetëm ata që edhe po të mos ishin personalitete do të vaksinoheshin pasi i parashikon plani kombëtar i vaksinimit si kategori e rrezikuar e cila duhet të vaksinohet e para. Kaq e thjeshtë është historia për të cilën nuk është lënë gjë pa thënë, vetëm pse ata, janë fatkeqësisht mbi 80 vjeç.

Por pikërisht fakti që këta personalitete vendosën ta bënin publikisht para mediave vaksinën për të sensibilizuar se vaksina është e sigurt, është shkaku se pse opozita e Ilir Meta i janë sulur personalisht e mediatikisht kësaj historie duke dizinformuar. Sepse, ata e kanë të vështirë të pranojnë që vaksinimi në Shqipëri po vazhdon, ata e kanë të vështirë të pranojnë se si personalitete që qytetarët i adhurojnë, besojnë të virusi dhe të vaksina që të shpëton jetën, ndryshe nga ç’deklaron opozita.

Për këtë arsye, në kushtet kur kanë dal blof me deklaratat se virusi nuk ekziston, kur kanë dalë blof me deklaratat se në Shqipëri nuk ka vaksina por ujë fiziologjik, nuk iu ka mbetur asnjë argument tjetër veçse të sulmojnë personalitetet, të cilët përveç faktit që rrisin sigurinë ndaj vaksinës, nuk kanë shkelur asnjë radhë për vaksinim, pasi për shkak të moshës atyre u takon të marrin vaksinën të parët, njëlloj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që u vaksinuan sot e do vazhdojnë ditë pas ditë, deri në fund.

Previous Post

Rekord infektimesh me koronavirus në Fier, policia kontrolle të rrepta dhe gjoba ndaj qytetarëve

Next Post

Aktori Artur Gorishti (1962)

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Aktori Artur Gorishti (1962)

Aktori Artur Gorishti (1962)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In