Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45 vjeçar, pasi tentoi të trafikonte drejt Italisë 18 klandestinë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B.B., 45 vjeçar, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e 45 vjeçarit në lagjen e “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




