Friday, July 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aktori Fadil Kujofsa (1951-2014)

admins by admins
February 14, 2021
in Artistet
A A
0
Aktori Fadil Kujofsa (1951-2014)
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Fadil Kujofsa. Aktor. Lindi në Tirane, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve më 1974 dhe filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombetar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujofsa u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave qe vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative.

Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit ‘Miq të paftuar’, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”. Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit.

Po në 1978 interpretoi rolin e Hoxhë Qitapit në dramën “Besa e Madhe” të M. Markajt. Një vit më pas luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun në dramën ‘Furrnalta’ të R. Pulahës, me të cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi të dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës, ambiguitetin dhe sensin humoristik.

Më 1982 i dha jetë njërit prej roleve të tij me të goditur, atij të Sër Tobit në komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij.

Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë “Pas Vdekjes” të A. Z. Cajupit (1984) ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetëruese dhe kundërshtitë komike, plastikën shprehëse, një të folur prej megalomania që e diskreditonte paq krenarinë e tij “pseudo”-je.

Origjinal dhe i veçantë ka qenë edhe në interpretimin e rolit të Poçarit në dramën “Monsetrati” të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë “Karnavalet e Korçës” të S. Çomores nga Teatri Kombetar (2003). Fadil Kujofsa luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë, ku veçohet roli i Cukut tek “Dy Herë Mat” (1986), i fotograf Veliut te “Historiani dhe ‘Kameleoni” (1989). Interpretimi i fundit i Kujofsës ishte ‘Henri i Gjashtë’. Ndahet nga jeta në 30 tetor 2014 nga një sëmundje e rënde.

Tags: Fadil Kujofsa
Previous Post

Nuk i takon fëmijët prej afër një dekade, burri i kërkon falje ish-bashkëshortes, por…

Next Post

Aktori Muhamet Sherri (1948-2011)

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Aktori Muhamet Sherri (1948-2011)

Aktori Muhamet Sherri (1948-2011)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In