Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aktori dhe regjisori Andon Qesari (1942-2021)

admins by admins
February 13, 2021
in Artistet
A A
0
Aktori dhe regjisori Andon Qesari (1942-2021)
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Andon Qesari (1942). Aktor, regjisor, pedagog. Lindi ne fshatin Qeparo të Himarës më 27 qershor. Kreu shkollen e mesme, “Politeknikumin 7 Nentori”, ne Tirane, me 1959. Nga viti 1962-1966 vazhdoi studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisisu”. Fill me pas u emerua aktor dhe regjisor ne Teatrin e Vlores ku luajti disa role. Vuri ne skene aty dramen Shtepia ne bulevard te Fadil Pacramit dhe komedine Revizori te N.Gogolit.

Ne vitin akademik 1971-1972 mbaroi kursin e larte per regjisure prane Institutit te Larte te Arteve. U emerua pedagog i aktrimit ne kete Institut, me pas edhe i regjisures, pune te cilen e kreu vijimisht, 1972-2004. Nga viti 1976 e deri sa doli ne pension, me 2002, ishte aktor dhe regjisor ne Teatrin Kombetar. Ne dramen Shenomeni dhe mua te Hamza Minarollit, edhe pse personazhi qe interpretoi, Besniku, kishte ngarkesa fjalesore te kahut politik shoqeror nga patoset propagandistike, gjate lojes se tij ai mundesoi, perkundrazi, nje fjale dhe nje gjest konkret e te besueshem, brenda logjikes letrare. Me kete rol fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Teatrove, 1974.

Nje tjeter figure e realizuar me mjeshteri ishte ajo e kinezit Fen ne dramen Furrnalta te Ruzhdi Pulahes, ku kesaj here provoi ne fushen e veshtire te satires politike, duke ruajtur masen dhe vertetesine e figures. Edhe me kete rol fitoi cmimin e pare, 1976, sikunder cmimin “Aleksander Moisiu” si regjisor me shfaqjen Nen dritat e skenes (1977, bashkeregjisor me Pirro Manin). Nje figure ekspresive, ku gershetohen elemente te simbolit, alegoria e gjesteve me prerje te nje ole realiste, ishte Vrumi ne dramen Luiza Miler (Intrige e dashuri) te F. Shilerit, 1979.

Pamje komike, me se shumti te nje grotesku me theksa shpotites e pertalles, paraqiti me dy role te tjera, ne nje distance kohore prej dhjete vjetesh: Ksantin te drama Dhelpra dhe rrushte e G.Figueredos (1989), regjisor Dh.Pecani dhe Anton Antanovicin te komedia Inspektori (Revizori) e N.Gogolit (1999), regjisor Ferdinand Radi dhe A.Radi. Te ky i fundit ndoqi udhen e nje paraqitjeje groteske, ku tallja dhe perqeshja nuk behen nepermjet ruajtjes se nje formati te “kamufluar” ndaj Hlestakovit dhe te tjereve, cka do te duhej te afrohej me nje paraqitje realiste, te permbajtur, si prej zyrtari te larte provincial.

Perkundrazi, ato behen enkas ne menyre te hapur, me vijezime te trasha, qe shkojne deri te parapelqimet ndaj elementeve te farses e bufonades. Si aktor A. Qesari ka te dukshme lojen energjike; zoteron nje ze te forte, eshte i qarte; i jep ton, timber te thuket e shtyse fjales dhe veprimit; karakterizohet nga shperthimet e befta e te ashpra, ndonjehere te teperta. Si regjisor eshte prirur nga komedia.

Se bashku me Alfred Bualotin ndertoi spektaklin e mirenjohur Pallati 176 e Adelina Balashit, 1986, ku krijoi nje atmosfere te kendshme, duke shfrytezuar mire situatat e keqkuptimeve, kundershtite ne sjelljet ambiguide te personazheve, posacerisht krijimin e nje galerie tipash, nder te cilat spikaten figurat e Jovan Bregut (luan Roland Trebicka), e Rushkes, e tezes etj.

Te komedia Valsi i Titanikut e T.Mushateskut (1990), ku ngulmoi te nje loje e tipit psikologjik, me karaktere te mevetesishme si dhe nje humor qe rridhte, me se pari, prej komicitetit te tyre. Ka provuar me sukses edhe venie regjisoriale ne rrafshe mirefilli groteske e burleske, si Tete persona plus e F.Radit.

Si perhere tok me A.Bualotin, do te vinte ne skene komedien Dua burre ne kompanine “Publimedia”, pershtatje nga A.Saqellaris (Zonjusha 39 vjec), e cila pati nje ndjekje te gjere nga publiku. Ketu rane ne sy format burleske dhe fareske ne vizatimin e karaktereve, tejzmadhimet dhe prania agresive e elementeve argetuese, bufonada, ekzagjerimet e qellimta ne gjeste, ne menyren e te folurit dhe ne plastike.

Ne vitin 2007 me dramen Kambanat e muzgut te Teodor Lacos, krijuan imazhin dramatik te koheve te dhunshme te fillimviteve pas vendosjes se pushtetit komunist ne Shqiperi, me ankthin, tmerrin, burgimet, vrazhdesine, vriken dhe tjetersimet, te gershetuara keto me lindjen e nje dashurie tragjike midis dy te rinjve nga klasa armike, qe i sfidojne perkatesite e tyre politike. Andon Qesari ka shkruar edhe mjaft artikuj kritike dhe te natyres estetike mbi problemet e teatrit shqiptar, posacerisht te aktrimit, te regjisures, portrete artistesh; ka dramatizuar per skene dhe radio disa novella e romane etj. Mban titullin “Artist i merituar”, si dhe titullin shkencor “Profesor”.

Tags: Andon Qesari
Previous Post

Edoni, i biri i aktorit Andon Qesari, bën dedikimin e ndjerë për humbjen e të atit!

Next Post

LAJM I FUNDIT/ Gjykata le në burg mjekun Edvin Priftin

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
LAJM I FUNDIT/ Gjykata le në burg mjekun Edvin Priftin

LAJM I FUNDIT/ Gjykata le në burg mjekun Edvin Priftin

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In