Aksident i trefishtë është regjistruar në autostradën Blladre-Lezhë në vendin e quajtur “Ura e Muratit”. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Siç shihet dhe nga pamjet, 3 makina janë përplasur keq mes tyre, ndërsa njëra prej tyre është përmbysur jashtë rruge.
Ndërkohë që një prej mjeteve ishte i parkuar, ndërsa ka dyshime se mjeti i përmbysur ka qenë me shpejtësi.