Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që tifozët do të rikthehen në stadiume vetëm pas 1 korrikut, me një numër të redaktuar prej 30% të kapacitetit të stadiumit.
Ky ishte një vendim që la një shije të hidhur tek FSHF dhe jo vetëm pasi dëshironin që të paktën finalja e Kupës së Shqipërisë të luhej me tifozë në Air Albania.
Por ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që t’i japë një leje të posaçme FSHF-ës që kjo sfidë, Vllaznia-Skënderbeu, të luhet me tifozë.
Rreth 1000 mbështetës nga të dyja skuadrat, do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur “live” finalen e Kupës së Shqipërisë, në rrethana të tilla, pavarësisht numrit të ulët, ky mbetet një sinjal pozitiv.