Urimi që zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazovic bëri në 13 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ka tërbuar mediat në Serbi.
“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, tha ai duke shtuar se Kosova po e feston këtë ditë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia. “Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” shtonte më tej Abazovic në mesazhin e tij.
Numri dy i qeverisë në Podgoricë I përgëzoi gjithashtu qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve. “Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta,” përfundonte urimi i tij.
I cili nuk është pritur aspak mirë në Beograd. Zemërata dhe ironia lexohej qartë në titujt e gazetave lokale. “Abazovic përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazovic uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazovic uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës “, shkruanin mediat në Beograd, qartazi të shqetësuara nga mesazhi.




