Wednesday, August 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

30 vite pas rrëzimit të murit të Berlinit

admins by admins
November 3, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
54
30 vite pas rrëzimit të murit të Berlinit
0
SHARES
17
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nëntori shënon 30 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit. Rrëzimi i tij i dha fund ndarjes së Berlinit dhe simbolizon çlirimin e Gjermanisë Lindore dhe fundin e udhëheqjes sovjetike komuniste nga Evropa Lindore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes, muri, ndonëse i rrëzuar, ka lënë gjurmët e veta në jetën e Gjermanisë.

Ky është momenti më mbresëlënës dhe plotë shpresë në shekullin e 20-të.

Këto pamje, frymëzuan botën, ndërsa i dhanë drejtim të ri jetës në Berlin.

“Shumë njerëz erdhën nga lindja në perëndim.. ndërsa ne shkonim në drejtim të kundërt”, thotë Florian Schmidt, banor i Berlinit.

Në atë kohë, Florian Schmidt ishte student në Berlinin Perëndimor. Ai ishte në mesin e mijëra gjermanëve që ndihmuan atë natë në rrëzimin e murit, duke e çuar Evropën në një tjetër drejtim.

“Atë moment e kalova me adrenalinë dhe zemërim… ditë më vonë kuptova sa historik ishte ky moment. Asgjë nuk ishte njësoj”, thotë ai.

Copëzat e murit hutojnë vizitorët, nëse janë në lindje apo perëndim.

Historia vazhdon frymëzimin, sikur edhe kjo pllakë përkujtimore e revolucionit paqësor, që kujton ata që humbën jetën para se të vinte paqja.

“Kur vjen këtu e kupton se sa vend i dashur dhe paqësor është. Por kjo na kujton atë që ndodhi. Shpresoj të mos ndodhi më”, tha një vizitore e kompleksit.

Ana e errët e jetës nën komunizëm në Gjermaninë Lindore, nuk është harruar.

Muzeu i Stasit në Berlin, dëshmon torturat dhe frikën e mbjellur nga policia sekrete.

“Gjithmonë kishe ndjesinë se po të vëzhgonin. Ishte një regjim tejet shtypës”, tha Anneka, vizitore e muzeut.

Rritja e interesimit për të mësuar se ishte të jetosh në atë kohë mund të jetë nostalgji ose kuriozitet.

Në një muze tjetër, vizitorët mund të ngasin virtualisht një makinë të asaj kohe, të shohin nga afër një banesë të asaj kohe ose të qeshin me batuta të jetës nën komunizëm.

“Me gjithë anët serioze dhe negative, edhe nën diktaturën socialize kishte jetë normale. Njerëzit ishin mësuar me atë mënyrë jetese. Kishin jetë të mirë, nuk përjetonin shtypje çdo ditë. Ishin pakicë e rëndësishme, historia e të cilës duhet treguar”, thotë Vanessa Lemke nga muzeu GDR.

30 vite pas rrëzimit të murit, Berlini është i bashkuar por banorët e Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore janë ende të huaj.

“Ende vazhdojnë përçmime mes gjermanëve lindorë dhe perëndimorë apo evropianëve lindorë dhe perendimorë. Megjithë përpjekjet e mëdha që janë bërë, ende trajtohen si evropianë ose gjermanë të klasës së dytë”, thotë Joerg Forbrig nga Fondi amerikan i Marshallit gjerman.

Anketat e fundit tregojnë se 53 për qind e gjermanëve besojnë se demokracia është në rrezik, si rezultat i rritjes së nacionalizmit në lindje të vendit. Besimi në qeveri i banorëve të lindjes po lëkundet poashtu, si pasqyrë e të ardhmes ekonomike.

Gjithçka lidhet me atë momentin e vitit 1989, pas festës, pastrimi zgjati shumë dhe ishte i vështirë.

Ata që e përjetuan atë moment, e pranojnë se përkundër disa gabimeve, gjermanët morën vendimin e duhur.

“Kur mendon se si ishte atëherë, e kupton se ishte hap që duhej bërë. Ishte 100 për qind i drejtë. Disa gjëra u bënë gabim por fundi ishte i drejtë”, tha Florian Schmidt, banor i Berlinit.

30 vjetori i rrëzimit të murit, është kohë feste… por edhe kohë që të reflektojnë ata që ndodhen nën hijen e tij.

Previous Post

Frutat që duhet të shmangin diabetikët

Next Post

Vetitë magjike të çajit, ja pesë lloje të ndryshme për çdo sëmundje

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Vetitë magjike të çajit, ja pesë lloje të ndryshme për çdo sëmundje

Vetitë magjike të çajit, ja pesë lloje të ndryshme për çdo sëmundje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In