Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese mbi prekshmërinë, vdekshmërinë dhe shërueshmërinë nga virusi që po sulmon botën.
“2 minuta informacion shumë i dobishëm për të mësuar mbi prekshmërinë, vdekshmërinë dhe shërueshmërinë nga virusi që po sulmon botën. 80% e të prekurve nuk do të kenë asnjë shenjë dhe do ta kalojnë pa e marrë vesh. 80% e atyre që kanë shenja do t’a kalojnë si një grip të zakonshëm në shtëpi. Frikë aspak, kujdes po!”, tha Rama, ndërsa ndau videon me informacion bazuar në të dhënat zyrtare të OBSH-së.
“Mund të dëgjoni shumë për vdekshmërinë nga koronavirusi. Kujdes nga mediet. Le të flasim për kohën e shërimit, sepse është një statistikë pozitive që na nevojitet kundër frikës. Sipas OBSH-së, 80% e të prekurve e kalojnë pas asnjë shenjë. Prandaj është jetike që të gjithë të respektojnë rregullat për të ulur transmetimin tek të tjerët”, thuhet në video.
Nga 80 mijë raste në Kinë, më shumë se 58 600 ose më shumë se 73% janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.
Por, në një informacion të publikuar në mars 2020, OBSH thekson se është e rëndësishme të themi se shërimin duhet më shumë kohë për ta studiuar, pra numri i të shëruarve duhet të jetë shumë më i lartë.
Statistikë tjetër e rëndësishme është që vdekshmëria varet nga mosha, varet shumë edhe nga situata shëndetësore e të prekurve me probleme dhe nga gjinia (preken më tepër meshkujt).
“Këto janë numra ku duhet të fokusohemi, informim, disiplinë dhe kujdes për familjen që ta mundim koronavirusin”, tha Rama./m.m/




