17 viktima nga koronavirusi ne Itali. Autoritetet kane njoftuar diten e sotme se ka regjistruar 650 raste me koronavirus, përfshirë 17 të vdekur dhe 45 të shëruar në 10 rajone. Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto.
Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, tha se nuk ka asnjë rrezik që të humbasin vitin shkollor. Kreu i Mbrojtjes Civile deklaroi se janë kontrolluar 3 milion pasagjerë në aeroportet e Italisë.
Komisioni Evropian ka rikonfirmuar solidaritetin e tij me Italinë dhe vazhdon të punojë në të gjitha frontet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Brukseli shpreh “mbështetjen e fortë” për përpjekjet e ndërmarra nga Italia për t’u përballur me emergjencën.
Luigi Di Maio u përgjigj menjëherë pasi Le Pen tha që dëshironte të mbyllte kufijtë midis Francës dhe Italisë.
“Marine Le Pen duke bërë thirrje për pezullimin e Shengenit “dëmton Italinë, ndërsa ajo thotë se është afër një partie italiane. Ne tani jemi viktima të sovranitetit të këtyre njerëzve. Në këtë kontekst, solidariteti nuk ekziston.
Kam gjetur solidaritet nga ministrat e shëndetësisë nga të gjitha vendet e kufirit, të cilët më kanë se është e kotë të pezullojmë Shengenin. Ata që e kërkojnë këtë për Italinë janë gabim: ne kemi qindra mijëra njerëz që kalojnë kufijtë, për të punuar, çdo ditë “, tha Ministri i Jashtëm.




