Endri dhe Stefi Prifti surprizuan të gjithë fansat e tyre me këngën më të re në bashkëpunim me këngëtarin Gena, “I kam vënë kapak.” Kënga është pëlqyer masivisht nga fansat dhe ka grumbulluar më shumë se 100 mijë klikime në Youtube në vetëm 24 orë.
Kjo surprizë erdhi pikërisht në Ditën e të dashuruarve, 14 shkurt, që njerëzit të shijonin çdo minutë të Shën valentinit me tingujt e kësaj kënge. “I kam vënë kapak” është një këngë ritmike dashurie që i bën të gjithë të kërcejnë në këto ditë të ftohta dimri.
Ky është një sukses tjetër i vëllezërve Prifti, pasi gjatë verës ata sollën dy këngë të tjera që u kthyen në hit të padiskutueshëm.
“Digje sonte” dhe “Aj aj aj” janë pëlqyer shumë nga njerëzit dhe kanë mijëra klikime në Youtube.Për më tepër shijoni këngën dhe klipin në videon e mëposhtme.




